Pas publikimit të videos të ‘A1 News”, e cila po bën sot xhiron e rrjetit, ku gazetarja bën gafën e madhe duke iu drejtuar tenorit Kastriot Tusha nëse ishte artist ka pasur disa reagime.
Këngëtarja Aurela Gaçe është një nga artistet që ka reaguar.
Nëpërmjet një postimit të gjatë këngëtarja e ka kritikuar formimin e gazetares së kulturës dhe është shprehur se po nuk i këndove të pasmeve dhe hashashit nuk bie në sy të gazetarëve sado vlera të mëdha të kesh.
Gazetarja nuk e njihte tenorin e madh, i cili këtë moment e ka kaluar me qetësi.
I gjithë momenti është sjellë në qendër të vëmendjes nga aktori i ”Portokalli”-së Rezart Veleshnja. Gazetarja e ”A1 News” jo vetëm që nuk njeh tenorin Tusha, por pyet edhe për ”sopranon”, në vend që pyesë për ”premierën”.
”Gazetarët e ku ku kulturës”, shkruan Veleshnja për videon që nuk dihet me siguri se në çfarë kohe është realizuar.
Reagimi i Plotë i Aurela Gaçes:
A të qajmë apo i fusim një mendje të lehtë edhe të pajtohemi me këtë realitet???? Këndo e mëso breza o Kastriot Tusha, edhe ish profesori im në Akademi.
Bëj koncerte të mëdha e me tenorë të tjerë t’i nga ato koncerte që mbushet Pallati i Koncerteve …po s’këndove për b…e për hashashin, nuk i bie në sy të shkretës gazetare që mbulon kulturën në këtë vend që termin premiere e ngatërron me “soprano” dhe ty o i nderuar që të qeshi buza me pyetjen e saj, nuk di me kë të ngaterroi…por përfundimisht i këpusim nga një ballokume Elbasani meqë ke edhe origjinën andej.
Gëzuar ditën e verës miq e ditë më të mira na presin pasketaj @Regrann from @rezart.veleshnja – Rrespekt për gazetaret e ku ku kulturës. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post