Portieri Gianluigi Donnarumma është vlerësuar si një ndër talentet më premtues në futboll, por sapo është bërë protagonist për keq në transfertën ndaj Pescarës.
Portieri i kuqezinjve duket se ka bërë gafën më të madhe në karrierë pasi nuk mundi që të kontrollonte një pasim të Palletës, i cili ktheu një top pas.
Duhet të theksohet se fajin e golit të pësuar, Donnarumma duhet ta ndajë me mbrojtësin, pasi topi i kthyer prapa ishte më i fortë se duhet.
Milan ndërkohë është në shitje. Shitja e Milanit te kinezët është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Një lajm tjetër ka dalë nga mediat italiane, ku thuhet se Jonghong Li ka mbetur i vetëm për blerjen e Milanit. Ai ka zyrtarizuar mbylljen e fondit kinez “Sino Europe”, në të cilin ishin disa investitorë të interesuar për blerjen e kuqezinjve.
Ndiqni videon prej 9 sekondash: