Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi, ditët e fundit ka zbuluar se ndodhet me pushime në Shqipëri.
Pas videove të famshme që qarkulluan të Sgarbit ku rrezikonte të mbytej në bregdetin në Palasë, publicisti tanimë ka publikuar një foto në “Instagramin” nga Bylisi, të cilin e quan qytet antik grek.
Por siç duket, personi që e ka shoqëruar Sgarbin të vizitonte qytetin antik, e ka informuar gabim duke i thënë se është grek dhe jo ilir.
Lidhur me këtë ka reaguar arkeologu dhe profesori i njohur Neritan Ceka, i cili përmes një postimi në Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar mjaft ashpër, duke fajësuar Ministrinë e Kulturës për keqinformimin.
Postimi nga Neritan Ceka
Nuk mjaftoi qe bene grek Butrinti, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrise se Kultures nuk i thane se ishte ne mes te mallakastrioteve dhe po i falej leberve. Keta pasardhes te grekeve jane?
I nderuar Zgarbi, falju edhe nje here zotit te Bylisit te na shpetoje nga injoranca e Ministrise se Kultures. Amen!