Jemi mësuar shpesh që lojtarët të humbin raste të pabesueshme, madje dhe në vijën e portës duke e nxjerrë topin jashtë dhe duke mos u besuar syve se çfarë kanë humbur.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në kampionatin grek ku sulmuesi i AEK Arujo ku humbur një rast flagrant në ndeshjen përballë Asteras Tripolis, ku nuk arriti të shënonte në portën e boshatisur.
Siç shihet dhe në video pas një krosimi në zonë një nga mbrojtësit e Asteras Tripolis në mënyrë akrobatike hidhet për të larguar topin por jo vetëm që nuk e largon por nxjerr bllof edhe portierin, duke dhuruar kështu mundësinë e shkëlqyer për Arujo i cili bëri më të vështirën dhe e nxori topin jashtë. AEK në fund fitoi me rezultat minimal 1:0. (B.H/Faxweb)