Një gabim shpejtësie gjatë një postimi në Twitter i Donald Trump-it është bërë shënjestra e re e rrjeteve sociale.
Duke publikuar foto nga takimet e tij të fundit në Londër, presidenti e ka quajtur Çarlsin “Prince of Whales”, pra Princi i Balenave.
Gabimi (h-ja e tepërt në fjalën Wales) u korrigjua shpejt, por nuk u harrua: rrjeti tashmë nuk pushon së bëri ironi dhe sarkazëm.