Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një mbledhje të qeverisë së Kosovës, nuk ka njohur njërin nga zëvendësministrat e tij, i cili po merrte pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.
“Cili zëvendësministër je ti?”, i është drejtuar Haradinaj, zv.ministrit të Ministrisë së Financave, para se t’ia jepte fjalën.
“Mustafë Grainca”, është prezantuar zv.ministri, i cili mbase po fliste për herë të parë me shefin që prej 7 muajsh, kur kjo qeveri e ka marrë detyrën.
(M.Q/Faxweb)