02:43 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gafa skandaloze e Gjykatës në vendimin për Tahirin: ‘Harrojnë’ ta shpallin të pafajshëm

19:15 | 20/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gafa skandaloze e Gjykatës në vendimin për Tahirin: ‘Harrojnë’ ta shpallin të pafajshëm

Ditën e sotme Fax News dhe Faxweb.al kanë publikuar vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërkohë që në leximin e imtësishëm të tij, konstatohet se është bërë një gafë e cila nuk dihet nëse ka qenë thjeshtë njerëzore apo jo. Por duhet theksuar se në çështje të tilla të një interesi të lartë publik e politik, mund të ndodhin “njëherë në 100 vjet”.

Bëhet fjalë për njërën nga akuzat e ngritura nga Prokurioria, atë “Për trafikim të lëndëve narkotike”. Në vendimin e djeshëm, Krimet e Rënda e shpallën Tahirin të pafajshëm  “Për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal…”, ndërsa “Deklarimin fajtor të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës…”. Ndërkohë, duke përllogaritur dënimin prej 3.5 vitesh shërbim prove, kuptohet se Tahiri nuk është dënuar, ose thënë ndryshe është shpallur i pafajshëm në lidhje me akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike”, akuzë dhe deklarim i cili nuk është shkruajtur në vendimin e djeshëm të Gjykatës, pavarësisht se relatori i çështjes e lexoi me zë që për këtë vepër penale shpallet i pafajshëm. Pra diçka e tillë nuk figuron e shkruar në vendimin përfundimtar.

Kujtojmë se procesi i djeshëm nuk u zhvillua vetëm për Saimir Tahirin, por edhe për ish-drejtuesin e Policisë, Jaeld Çela, akuzat për të cilin ishin të përafërta me të ish-ministrit por ndryshe nga sa për këtë të fundit, Gjykata është treguar e përpiktë.

Në të njëjtin dokument që u lexua edhe për Tahirin, Gjykata shkruan për Çelën: ”Deklarimin i pafajshëm të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të Trafikimit të narkotikëve“ në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal…” dhe “Deklarimin i pafajshëm të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të “Grupit të strukturuar kriminal…” dhe “Deklarimin fajtor të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës...”

Në këtë vendim Gjykata ka harruar, ose më saktë, gjyqtarët nuk kanë shkruar (sepse nuk është zyrtar version “harruar”), jo vetëm të shkruajë se “i pandehuri Saimir Tahiri është shpallur i pafajshëm për krimin e trafikut të drogës”, por edhe të shpjegojë se përse është shpallur i pafajshëm në kuadër të kontekstit ligjor.

Ndërkohë, një gafë e tillë, e patolerueshme në asnjë rast, e sidomos ndaj një çështjeje me interes të lartë ku nuk ndodh shpesh që një ish-ministër të dënohet, duhet së paku të hetohet dhe mbahet përgjegjësi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gafa e prokurorise ne vendimin per saimir tahirinsaimir tahiri
Pas

Të dielën “Dita pa Makina”, rrugët ku do ndalohet qarkullimi dhe si devijohen linjat e urbanit

Para

Paguan 5000 dollarë për të brendshmet e gruas së Hitlerit (FOTO)

Para
Paguan 5000 dollarë për të brendshmet e gruas së Hitlerit (FOTO)

Paguan 5000 dollarë për të brendshmet e gruas së Hitlerit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.