16:16 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gafat në statujën e Zlatan Ibrahimovic zemërojnë një Suedi të tërë (detajet me foto)

14:53 | 14/10/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gafat në statujën e Zlatan Ibrahimovic zemërojnë një Suedi të tërë (detajet me foto)

“Ka lojtarë që fitojnë tituj, të tjerë që kanë statuja dhe të tjerë që fitojnë tituj e kanë statuja njëherësh”. Këto janë fjalë të Zlatan Ibrahimovic, të thëna në të njëjtën ditë kur u përurua statuja e tij, në hyrje të stadiumit të Malmoe. Tani është po ai, që pa se si u përurua statuja e tij me një koleksion gabimesh tipografike dhe të tjera për titujt e fituar. Disa gabime janë jashtëzakonisht serioze, siç bëhet fjalë për dy titujt e Serie A me Juventusin, që i atribuohen sulmuesit në vitet 2005 dhe 2006.

Në fakt, zyrtarisht ato dy tituj i humbi Juventusi për shkak të skandalit në futbollin italian, të njohur si “Calciopoli”. Por, nuk kishte as një, as dy gabime, që e eklipsuan statujën e gjigantit suedez. Për shembull, në vend të “Ligue 1” (kampionatit francez) është shkruar “Ligue!”, në vend të “FC Internazionale” duhet të lexoni “FZ Internazionale”, dhe në vend të “Copa Mundial de Clubes FIFA” shkruhet “FIFA Club Wold Gup“.Dhe mungesa e shkronjës “C” e shndërroi “Trophée des Champions” në “Trofe des Hampions”.

Gabimet u përhapën shpejt nëpër rrjetet sociale, ndërsa shkaktuan zemërim të madh në Suedi. Skulptori Peter Linde u mërzit dhe nuk pranoi të merrte përgjegjësi për gabimet, duke siguruar që Federata Suedeze e Futbollit ia dërgoi atij tekstet, që i shkruajti në gur dhe më pas u shfaqën në statujën përfundimtare të Ibrës. “Pse bëhet një problem kaq i madh?” – pyeti Linde, ndërsa premtoi se gabimet do të korrigjohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Etiketa: statujat e ibrahimoviczlatan ibrahimovic
Pas

“Aktorët rrinë numërojnë 10 lekëshat” Drilon Hoxha e thotë troç sa fiton nga filmat

Para

Aktori i njohur ndërron jetë në ditën e lançimit të filmit tij të fundit

Para
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Aktori i njohur ndërron jetë në ditën e lançimit të filmit tij të fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.