Zgjidhet e gjithë dilema e grupi D të Champions League. Porto ishte konfirmuar si e kualifikuara e vendit të parë, ndërsa Schalke si vendi i dytë. Pas ndeshjeve të fundit u përcaktua Galatasaray si vendi i tretë dhe Lokomotiv Moscow si e katërta, skuadra turke zbret në Eruopa League në raundin e 32 më të mirave.
?⚪️ Unbeaten Porto top Group D; Schalke through as runners-up
?❤️ Third-placed Galatasaray secure @EuropaLeague spot#UCL pic.twitter.com/JXEPLNdpZO— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 11, 2018
Në “Turk Telekom Arena” Galtasaray u mund 3-2 nga Porto edhe pse për portugezët ishte një ndeshje sa për statistikë. Miqtë kaluan dy herë në avantazh më anë të Felipe e Marega që ktheu në gol një penallti. Ndërsa Feghouli ngushtoi diferencën në pjesën e parë po nga pika e bardhë e penalltisë.
në të dytën janë sërish portugezët që thellojnë shifrat me golin e Oliveria, ndërsa vendasit bëjnë gjithçka në një minutë. Fillimisht Derdiyok ngushton diferencën me golin e tij, por mundësinë për të barazuar e humbi Feghouli, i cili këtë herë gaboi nga 11 metrat duke goditur traun e portës së Casillas.
Ndërkohë ën Gjerman, Schalke fitoi 1-0 ndaj Lokomotiv Moscow, me një gol të shënuar në minutën e parë shtesë me autor Schop që i dha fitoren dhe e vulosi skuadrën ruse si e fundit e grupit, shkruan SP.