Edhe pse janë shtuar ndjeshëm rastet e reja me Covid 19 në vendin tonë, duket se deputetët i kanë shpërfillur të gjitha thirrjet e bëra nga ana e Ministrisë së Shëndetëisë për distancimin social dhe rregullat e higjenës.
Sipas fotove të realizuara nga LSA, deputetët e opozitës së re janë fotografuar teksa pinin kafe në lokalin e ri të improvizuar në lulishten e Parlamentit, ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve të maxhorancës ka zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS-së.
Edhe pse në ekran shfaqen me maska, medemek japin shembuj për qytetarët, në fakt jashtë sallës ata duket të jenë modeli më i ke.q i sjelljes. Deputetët e opozitës u ankuan për nisjen e seancës me një orë vonesë, për shkak të mbledhjes së grupit të PS-së, por me thënë të drejtën nuk duket ta kenë kaluar aspak keq momentin e pritjes.