07:13 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gam gam gam gam”, Rama polemizon dhe në një ditë tragjike: Nuk mund të jemi në korin e gam-gamit!

08:24 | 27/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama hyn live me videoselfie në Facebook, refuzon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku shpalli gjendjen e emergjencës në zonën  e Durrësit dhe Thumanës, nuk iu shpëtoi as polemikave me kundërshtarët politikë.

Sipas kreut të qeverisë, ky ishte një moment reflektimi dhe për ta, për të kuptuar se detyra e tyre është të qeverisin njerëzit, dhe nuk mund të merren me gam-gam-istët.

“Ka kaq shumë gam gam, gam gam gam gam, dhe këta gamgam-istët kanë kthyer në skllevër të gam-gamit dhe qytetarët, është koha që të reflektojmë dhe mbi këta, së paku për të mos harruar këtë, që ne nuk mund të jemi në korin e gam gam-it. 

Fare mirë mund të kishte qenë secili prej nesh i prekur nga kjo tragjedi, mund të ishin familjet tona që sot mund të ishin gdhirë me një, dy, ose më shumë anëtarë më pak. Larg qoftë, edhe mbase mirë që më erdhi në mendje dhe e thashë se na duhet për syrin e keq”, tha Rama.

Ndërkohë që në mbledhje Rama dha dhe arsyet se pse nuk u shpallën 3 ditë zie kombëtare, por vetëm 1.

“Sot qeveria do të miratojë vendimin për ditën e zisë kombëtare. Këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditëve të festave kombëtare e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë sesa një ditë zie, sepse do të kishim dashur të ishte 3 ditë zie. Na ka pamundësuar që të imagjinojmë flamurin shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 nëntorit ashtu sikundër është një normë e afirmuar se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi. 

Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun. Dy ditët më të rëndësishme të kalendarit, 28-29 nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive. Por me gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe domosdoshmërinë për të mos e shkëputur vëmendjen nga situata akute. Mendoj të shihen si dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që mund të ndihmojë”, tha Rama në mbledhje.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Qeveria hap adresë për mbledhjen e ndihmave, Rama falenderon disa ministra të spikatur: Belinda nuk ishte në gjumë që u vonua në mbledhje…

Para

VIDEO/ Vetëm me një batanie dhe në lagështi, kushtet e mjerueshme në çadra. Si e kaluar natën në çadër banorët

Para
VIDEO/ Vetëm me një batanie dhe në lagështi, kushtet e mjerueshme në çadra. Si e kaluar natën në çadër banorët

VIDEO/ Vetëm me një batanie dhe në lagështi, kushtet e mjerueshme në çadra. Si e kaluar natën në çadër banorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.