08:19 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

GAP: Masat e BE-së ndaj Kosovës kanë pezulluar projekte mbi 600 milionë euro

07:57 | 27/05/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
GAP: Masat e BE-së ndaj Kosovës kanë pezulluar projekte mbi 600 milionë euro

Masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës kanë rezultuar në pezullimin apo shtyrjen e projekteve me një vlerë totale prej rreth 613.4 milionë euro, të cilat ishin buxhetuar por nuk janë kontraktuar ende. 7.1 milionë euro nga kjo shumë e përgjithshme janë humbur tërësisht.

Kosova vazhdon të mbetet nën masat ndëshkuese që Bashkimi Europian i ka vendosur tash e dy vite.

Si pasojë e këtyre masave shumë projekte janë pezulluar. Instituti GAP ka dalë me një raport rreth ndikimit që këto masa kanë për Kosovës.

Sipas këtij raporti, rreth 613.4 milionë euro projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar rezultojnë si pasojë e masave të vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës.

 

Në raportin “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Europian ndaj Kosovës”, theksohet se 7.1 milionë euro nga kjo shumë e përgjithshme janë humbur tërësisht për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara.

“Nga qershori i vitit 2023, Bashkimi Europian (BE) ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në mbështetjen financiare nga Bashkimi Europian (BE). Masat e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës kanë rezultuar me pasoja të theksuara financiare dhe zhvillimore, duke i kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar. Brenda kësaj shume, për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht”.

Sektorët më të prekur, sipas raportit të Institutit GAP përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro.

Për më tepër, është pezulluar puna e organeve brenda Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila ishte ndërprerë deri në maj të vitit 2025.

Po ashtu, janë pezulluar fondet për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), ndërsa propozimet nga Kosova në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) nuk po shqyrtohen nga bordi përkatës.

Sipas Institutit GAP, këto masa përbëjnë një rrezik serioz për ecurinë e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke prekur drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve

“Nga gjithsej mjetet e ndikuara nga masat, rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të WBIF. Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej përmes granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë euro nga Bashkimi Europian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta sikurse institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë euro”, thuhet tutje në raport.

➡Nga qershori i vitit 2023, Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian (BE).

➡Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kanë rezultuar me pasoja të theksuara financiare dhe zhvillimore, duke i kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar.

Puna e organeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ishte ndërprerë deri në maj të vitit 2025.

Fondet për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) janë pezulluar.

Propozimet e Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) nuk janë duke u shqyrtuar nga Bordi i WBIF.

Humbjet e mundshme për sektorë kyç:

Mjedisi – 350.7 milionë €
Energjia – 114.4 milionë €
Digjitalizimi – 57 milionë €
Kultura – 15 milionë €.
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ditë më parë ka thënë se fondet që Kosova do t’i përfitojë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) nuk do të humbin si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se në procesin e draftimit dhe negocimit të agjendës së reformave, Qeveria e Kosovës u është përmbajtur të gjitha afateve të paracaktuara nga Komisioni Evropian, duke dorëzuar, siç ka thënë, dokumentet e nevojshme në kohë dhe me cilësi./Monitor

Pas

Më 6 maj u arrit minimumi historik/ Banka e Shqipërisë rifilloi blerjet e valutës për të ndalur rënien e Euros

Para

BE reagon ndaj kërcënimit rus/ Brukseli prezanton planin prej 150 mld eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Para
BE reagon ndaj kërcënimit rus/ Brukseli prezanton planin prej 150 mld eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

BE reagon ndaj kërcënimit rus/ Brukseli prezanton planin prej 150 mld eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

 



Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.