Shkodra mbetet bastioni i së djathtes, por zgjedhjet e 14 maj priten me interes në këtë bashki. Bardh Spahia nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Benet Beci nga PS janë në garë për drejtimin e bashkisë. Por çfarë mendojnë qytetarët shkodranë për këto zgjedhje? Ato presin zgjedhje të lira, ndërsa një pjesë e tyre e shprehin hapur mbështetjen për Bardh Spahinë…
Gazetari i Fax News ka sjell edhe disa nga mendimet e shkodranëve rreth këtyre zgjedhjeve.
Qytetari: Zgjedhjet i presim me padurim, ishallah bëhet ky vend mirë, edhe pse mbas 32 vjetëve duhet të ndryshojë pak krahu politiik
Qytetari: Zgjedhjet e 14 majit i presim me surpriza. Jam optimist se 14 majin do ta fitoj e djathta, Bardh Spahia. E meriton sepse ndryshimet që kanë ndodhur sӕ fundmi i kanë dhënë një mësim të mirë të djathtës.
Qytetari: Zgjedhjet do ti fitojnë demokratët…
Qytetari: Kush të dojë ta marrin, vetëm të qeverisin shkodrën mbarë dhe të hapin vende pune dhe të investojnë sepse shkodra e meriton.
Qytetari: Unë besoj se Spahia është i denjë për këtë psot sepse ka punuar dhe e meriton.