Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka komentuar sot me ironi, garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Ka nxjerrë në garë Finon e reformës politiko-administrative, që bëri bashki Urën Vajgurore 2013, për të mundur Dukën që dergoi kombëtaren në Francë 2016?!!!
Pse nuk i fut fët e fët një President të përkohshëm ky dhe këtu?!
Jo për noi gjo, por për “reformë” dhe kjo….
Që më në fund të na e bëjë dhe FSHF-në të mosvarme nga……futbolli.
T’i çojë më parë një letër OPDAT-it se e gjen ai “vegjen”…
Parlamentin e ka dhe Gramozi gati është me ul “shaminë” e….. startit të votimit me 36 vota, jo atë të 97-tës.”, shprehet Boçi.
Sot më herët Armando Duka sfidoi Bashkim Finon duke e ftuar atë në debat.
REAGIMI:
Po më habit ky Rama me FSHF-në?!
Ka nxjerrë në garë Finon e reformës politiko-administrative, që bëri bashki Urën Vajgurore 2013, për të mundur Dukën që dergoi kombëtaren në Francë 2016?!!!
Pse nuk i fut fët e fët një President të përkohshëm ky dhe këtu?!
Jo për noi gjo, por për “reformë” dhe kjo….
Që më në fund të na e bëjë dhe FSHF-në të mosvarme nga……futbolli.
T’i çojë më parë një letër OPDAT-it se e gjen ai “vegjen”…
Parlamentin e ka dhe Gramozi gati është me ul “shaminë” e….. startit të votimit me 36 vota, jo atë të 97-tës.
Vetëm kështu do biem rehat, sepse më në fund të gjitha do t’i kemi të mosvarme:
Rilindjen të mosvarme nga PS.
Prokurorinë të mosvarme nga drejtësia.
Policinë të mosvarme nga shteti.
Qeverinë të mosvarme nga buxheti.
Parlamentin të mosvarëm nga Kushtetuta.
Demokracinë të mosvarme nga liria.
E në fund Ramën të mosvarëm nga….koka (merreni me cilin kuptim të dëshironi).
Dhe pastaj thoni ju që ne jemi shtet varja….
Joooo!!!!!!