Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, është i vetmi në mesin e 38 kandidaturave në garën për drejtor qarqesh që ka ankimuar renditjen brenda afatit ligjor.
Panganika, i cili më herët ka drejtuar edhe Policinë e Tiranës, është renditur në vendin e 16-të me 66 pikë. Afati për ankimime mbyllet të martën në mesnatë, ku do të shqyrtohet nga një tjetër komisionin apeli dhe më pas i hap rrugë emërimit të 12 drejtorëve të rinj.