Kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati, i cili përflitet si një kandidaturë e mundshme për zgjedhjet lokale në Bashkinë e qytetiut Veri-Lindor, ka ironizuar deklaratën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës lidhur me 12000 vendet e reja të punës që supozohet të happen për ndërtimin e aeroportit.
Rexhmati shprehet në rrjetet sociale duke komentuar rreth shifrës së mësipërme se do të shkojnë gjermanët të punësojhen në Kukës.
Ai ka deklaruar gjithshtu se për shkak të fushatës zgjedhore, pasi janë rezauruar të gjitha punësimet në administratën shtetërore, janë punësuar 200 persona në minierën dhe fabrikën e Kalimashit.
Statusi i plotë i Arif Raxhmatit:
Të gjithë pasardhësit e maces hanë minj,të gjithë anëtarët e bandës së Rilindjes mashtrojnë;
Dy mashtrimet e radhës:
Në Aeroportin e Kukësit nga konçensionari do të hapen 12000 vende pune – deklaron ministresha Balluku!!!!
Do të vijne gjermanët të punësohen ne Kukës!!!
Me urdhër të Sekretarit të Parë te Rilindjes, me falni , të ngarkuarit me punë te Rilindjes në Kukës, shumgjanësia e tij i ngarkuar nga naltgjatësia e tyre, pasi janë ezauruar të gjitha punësimet në administratën shtetërore duhet të punësohen jo pak por 200 persona në minierën dhe fabrikën e Kalimashit!!!
Nuk ka rëndësi a paguhen, a kanë punë apo jo, rëndësi ka fushata zgjedhore….pastaj në shtëpi…
Ky është urdhër jo shaka…
O tempora o mores!
(Kohë te mjera, njerëz te mjerë)
Njerëzit bëjnë kohën, ndaj te reagojmë kundër mashtrimit, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit, krimit në qeverisje…
Shqipëria e shqiptarëve jo e oligarkëve!
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Safet Gjicit, i cili me shumë gjasa do të kandidojë për Bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e ardhshme lokale me siglën e PS-së, duke ju përgjigjur po me ironi se, “Kukësi ka nevojë për burra të gjatë e të gjerë, për të sjellë investime, që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të zonës”.
Duke e sulmuar si me akuza të forta, Gjici I është drejtuar Rexhmatit duke I nthënë se me 30 qershor do të marrë përgjigjen e merituar.
Statusi i plotë i Safet Gjicit:
Nënshkrimi dhe miratimi i kontratës për vënien në punë të aeroportit, paska sjellë “reagimin” e gjumashëve letargjikë.
Kukësi ka nevojë për burra të gjatë e të gjerë, për të sjellë investime, që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të zonës.
O i mjerë, që nuk ke bërë asgjë dhe kur ke qenë në pushtet!
Ti nuk je as i gjerë dhe as i gjatë por je … një hiç, që nuk ke dhe as nuk ke pasur kurrë mundësi të bësh vepra për Kukësin!
Kukësi kërkon burra të gjerë e të gjatë, për t’i bërë këto vepra, por ti as nuk sheh dhe as nuk dëgjon….. shurdh ke qenë e qorr do ngelesh, i vogel në trup e në mendje.
Kukësi ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm, jo që kanë mashtruar kuksianët.
Spitali, stadiumi dhe mbi të gjitha Aeroporti nderkombëtar, janë projekte që realizohen nga burrat e mëdhenjë, jo gjumashët letargjik apo dështakët!
Megjithatë, 30 qershori erdhi dhe do marrësh përgjigjen nga ata që ke mashtruar, sidomos bujqit kuksianë, që i rrënove me “leksionet” apo medikamentet e falsifikuara dhe skaduara!
Gjumi letargjik dhe mashtrimet do marrin fund, pasi kuksianët e dinë mirë se kush jeni Ju!
(F.GJ/FAXWEB.AL)