18:07 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gara për bashkitë, një tjetër kandidat braktis Patozin

11:33 | 21/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“BD do të marrë pjesë në zgjedhje”, Patozi: Dy zotimet tona për kandidatët e djathtë dhe 1 për mediat

Një tjetër kandidat për kryetar bashkie në radhët e Bindjes Demokratike është dorëhequr nga gara duke dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën e tij për çregjistrim.

Bëhet fjalë për Bledar Sinella kandidat për bashkinë e Kavajës i cili në kërkesën dërguar KQZ-së është shprehur se i është vendosur emri në listë pa lejen dhe autorizimin e tij.

Por ajo çfarë tërheq më shumë vëmendjen ka të bëjë  me deklaratën e tij ku shprehet se zgjedhjet pa opozitën janë fasadë.

Sinella shkruan në kërkesën e tij ndër të tjera se pas kontaktit që ka pasur nga Bindja Demokratike me ftesën për të kandiduar ka rënë dakort në parim por sipas tij kjo e fundit ka bërë regjistrimin në KQZ pa një dakordësi përfundimtare.

Kërkesa e plotë ndaj KQZ për çregjistrimin nga gara:

Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nisur nga mungesa e mbështetjes nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, si dhe situatës politike në vend, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që ka për Kavajën dhe Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, gjykoj se unë nuk mund të bëhem pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.

Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë.

Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.

Lutem ndjekjen e procedurave ligjore për mosregjistrimin apo çregjistrimin tim si kandidat, përsa kohë unë nuk kam shprehur dakordësinë time për kandidim dhe nuk kam plotësuar personalisht deklaratën e kandidimit për Kryetar Bashkie apo Formularin e Dekriminalizimit.

Me konsideratë të lartë,

BLEDAR SINELLA

Ditën e djeshme një tjetër kandidat për kryetar bashkie, konkretisht për atë të Elbasanit, Albert Shopi, përfaqësuesi i lëvizjes të Legalitetit në Elbasan, gjatë një prononcimi për Fax Neës tha se është kandiduar pa dijeninë e tij si kandidat i pavarur për Elbasanin.

Shopi tregon se e ka mësuar këtë nga shokët dhe s’ka pasur dijeni më herët, duke shtuar se një lëvizje e tillë bëhet nga kundërshtarët e tij (lexo këtu).

Edhe në Lezhë ka ndodhur një precedent i ngjashëm. Kandidati i Bindjes Demokratike, Salvador Kaçaj, përmes një letre drejtuar KQZ njoftoi më herët se është tërhequr nga gara.

Kaçaj shprehet se vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Astrit PatoziBINDJA DEMOKRATIKEbledar sinelladorehiqet nga garagara per bashkine e kavajes
Pas

Ambasadori britanik takim me Metën në Presidencë

Para

Skanimi i plotë i 30 Qershorit/ Pse Ramës dhe Bashës i interesojnë votimet me një parti, zgjedhje të parakohshme në 2020

Para
“Qeveria paguan 30 mln euro për reklama dhe 80 mijë euro për libra historie”

Skanimi i plotë i 30 Qershorit/ Pse Ramës dhe Bashës i interesojnë votimet me një parti, zgjedhje të parakohshme në 2020

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.