Katër nga 15 kandidatët për drejtorin e policisë së Shtetit janë skualifikuar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ditën e sotme Hoxha tha se procesi i përzgjedhjes vazhdon. Mësohet se u skualifikuan Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini.
“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha”, tha ai.
Hoxha bëri edhe një bilanc për vetingun në Policinë e Shtetit, nga ku bëri me dije numrin e atyre që kanë kaluar vetingun dhe atyre që janë përjashtuar.
“Në policinë e shteti janë vetuar 35 punonjës policie, e kanë kaluar këtë veting, 33, është përjashtuar 1 dhe është larguar me dëshirë 1 person. Duhet që të vetohen të gjithë, janë rreth 300 funksione që i nënshtrohen kësaj dinamike dhe ky proces po vazhdon në vijim do t’ju informojmë dhe për rezultatet e vetingut dhe për ata persona që do të vetohen”, tha ai.
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Hajrulla Xhivini – Ish/drejtues policie
6- Ibrahim Disha – Ish/drejtues policie ish/drejtues policie ish/drejtues policie
7- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
8- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
9- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
10- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale
11- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare
12- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë
13- Sami Rasha – Pedagog në Akademinë e Sigurisë
14- Shemsi Prençi – Ish/drejtues policie
15- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës