07:03 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gara për ILD/ KED bën renditjen përfundimtare të 5 kandidatëve, ja kush renditet i pari

17:23 | 23/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gara për ILD/ KED ndërpret verifikimin për Xhaferllarin, Radon dhe Malajn, ja 3 emrat e tjerë që vijojnë garën

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë sot pikëzimin dhe renditjen përfundimtare të pesë kandidatëve për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Teksa në garë janë Artur Metani, Sokol Stojani, Joana Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja, KED ka vendosur që të parin në listë të lërë Artur Metanin, duke e vlerësuar me 89.6 pikë. Pas tij vjen Sokol Stojani, ndërsa në fund të listës qëndron Lindita Troja.

Njoftimi i plotë i KED:

Në zbatim të nenit 147/d pika 4 dhe nenit 149/d pika 1 të Kushtetutës, të nenit 199 pika 2, nenit 201 pika 2, nenit 239 dhe nenit 240 të ligjit nr.115/2016, si edhe të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2019, sipas rendit të përcaktuar të ditës, vendosi:

Të miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019. Lista do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, brenda tre ditëve, sipas parashikimeve të nenit 200 shkronja “ë” të ligjit nr. 115/2016.

Lista përfundimtare e renditjes:

  1. Artur Metani 89.6 Pikë
  2. Sokol Stojani 89 Pikë
  3. Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë
  4. Eris Hysi 78.3 Pikë
  5. Lindita Troja 63.4 Pikë

 Dy vendimet e arsyetuara, raporti dhe aktet e tjera të pikëzimit të kandidatëve do të publikohen nesër në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: ildked
Pas

Nuk duhen zhgënjyer tifozët se mund të të lënë pa hundë, vandalët deformojnë statujën e Ibrahimovic

Para

Ndodh edhe kështu, prezanton lotarinë por mëson live se je vetë fituese (VIDEO)

Para
Ndodh edhe kështu, prezanton lotarinë por mëson live se je vetë fituese (VIDEO)

Ndodh edhe kështu, prezanton lotarinë por mëson live se je vetë fituese (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.