Elsa Ulliri është zgjedhur zëvendëskryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Në zgjedhjet e zhvilluara në prani edhe të nënkryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maksim Qoku, Ulliri fitoi garën përballë gjyqtarit Artan Hajredinaj.
Elsa Ulliri është një gjyqtare me eksperiencë të gjatë në sistemin e drejtësise. Në vitin 2015-të më dekretin është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, gjykatë në të cilën u zgjodh dhe zëvendëskryetare.