18:37 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gara për portën, Berisha dhe Strakosha njëzëri: Jemi shokë pavarësisht zgjedhjeve të trajnerit

17:57 | 28/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gara për portën, Berisha dhe Strakosha njëzëri: Jemi shokë pavarësisht zgjedhjeve të trajnerit

Christian Panucci, trajneri i ri i kombëtares, Të shtunën do të drejtojë për herë të parë në pankinën kuqezi në sfidën kundër Lihtenshtejn. Për Panuçin do të jetë e vështirë të zgjedhë lojtarët titullarë pasi koha në dispozicion për t’i njohur të gjithë lojtarët nuk ka qenë ajo që duhet.  Më të vështirë do t’a ketë në përzgjedhjen e gardianit që do të mbrojë portën, pasi dy portierët Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha po kalojnë një super formë me ekipet e tyre.

 Në një intervistë për “top chanel” dy portierët kanë treguar për rivalitetin mes tyre.

ETRIT BERISHA

Rikthimi në Kombëtare

“Ky është grumbullimi i parë me kombëtaren pas një viti a më shumë. Ndihem i gëzuar, sepse më mungonte Kombëtarja. Mezi pres t’i bashkohem grupit dhe të vihem nën urdhrat e trajnerit të ri. Shpresojmë të vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe sukseset me ekipin kombëtar.

Konkurrenca me Strakoshën

“Konkurrenca është diçka pozitive, për shkak se trajneri ka mundësi të zgjedhë, dhe jo vetëm për repartin më të tërhequr, por për të gjitha repartet e tjera. Është një plus që i shërben shumë kombëtares që të ketë sa më shumë konkurrencë.

Edhe pse në fakt nuk doja ta quaja konkurrencë, pasi është një ndjenjë prestigji për mua dhe për të gjithë të tjerët që të luajmë me kombëtaren. Në fund të fundit është diçka që e kemi për detyrë ta bëjmë, të japim maksimumin”.

Raporti me portierin e Lacios

“Të them të drejtën kam një raport të shkëlqyer me Thomasin, e rivaliteti për kombëtaren është diçka dytësore. Kryesore është të arrijmë suksese me ekipin kombëtar, pak rëndësi ka kush luan”.

THOMAS STRAKOSHA

Rivaliteti me Berishën

“Është diçka që nuk më intereson aspak. Jam këtu dhe krenar që ndodhem këtu, e rëndësishme është që të fitojmë ndeshjet. Me Berishën jemi shokë dhe të tillë do të jemi, pavarësisht zgjedhjeve të trajnerit”.

(B.H/Shuplaka)

Pas

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, kapet në Gjermani i shumkërkuari shqiptar (EMRI)

Para

Uragani “Harvey“ rrezikon të lërë 30 mijë persona pa shtëpi

Para
Uragani “Harvey“ rrezikon të lërë 30 mijë persona pa shtëpi

Uragani “Harvey“ rrezikon të lërë 30 mijë persona pa shtëpi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

Edi Paloka kundër deklaratës së policisë: “Thonë s’u hodh asnjë molotov ndaj fadromave… apo…?”

Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.