Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për shefa komisariatesh. Janë 290 efektivë policie që do të kalojnë në sitë për të parë nëse përmbushin kushtet ligjore.
Do të jetë Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve që do të kryejë vlerësimin paraprak të kandidatëve dhe dosjeve të tyre.
NJOFTIMI
Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c” dhe “l” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, të datës 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, si dhe në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 1450, të datës 31.10.2024 “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin “Shef Komisariati, në Drejtoritë Vendore të Policisë”, pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve publikon emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.
Komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.