22:19 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban: Fitorja e Trumpi detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

14:09 | 03/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gara për Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban: Fitorja e Trumpi detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ka thënë të dielën kryeministri hungarez, Viktor Orban, meqë, sipas tij, “kontinenti nuk do të mund të përballojë vetë luftën”.

Orban kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe e ka bërë të qartë se Trump ka qëndrime të njëjta, dhe do të negocionte një zgjidhje paqësore për Ukrainën.Ai përkrah ish-presidentin Trump, kandidatin e republikanëve për president, në garën kundër nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente.

“Ne [në Evropë] duhet ta kuptojmë që nëse do të kemi një president pro-paqes në Amerikë, dhe unë jo vetëm që besoj, por po shoh edhe shifrat në atë drejtim.. nëse ndodh ajo që presim dhe Amerika do të jetë pro-paqes, atëherë Evropa nuk mund të jetë pro-luftës”, ka thënë Orban.
Ukraina do të jetë lart në agjendën e liderëve evropianë, të cilët takohen javën që vjen në Budapest, ka thënë ai, duke iu referur Komunitetit Politik Evropian dhe një takimi tjetër më joformonal të liderëve të BE-së.

 

“Evropa nuk mund të mbajë vetëm barrën e luftës, dhe nëse amerikanët i kthehen paqes, atëherë edhe ne duhet të adaptohemi, dhe këtë do ta diskutojmë në Budapest”, ka thënë Orban.

Rezultati zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë ndikim të madh në luftën në Ukrainë dhe sigurinë e kontinentit evropian. Orban e ka zemëruar së fundmi Brukselin, për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe kundërshtimet e tij për ndihmën për Ukrainën, e cila përballet me pushtimin rus prej shkurtit të vitit 2022.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë në korrik se Qeveria hungareze e sheh Trumpin si “mundësues të paqes” në Ukrainë. Në korrik, Orban dhe ekipi i tij i ka ndihmuar ekipit të Trumpit rreth politikave për familjen dhe migrimin. Ai e ka telefonuar Trumpin të enjten për t’i uruar fat në zgjedhjet e 5 nëntorit./REL

Pas

Inicidenti në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ministri serb Daçiç: Tre të plagosur janë në gjendje kritike

Para

“Dyshohet se bëhet fjalë për lëndë kancerogjene”, DW: Mbetjet e rrezikshme të rikthyera në Shqipëri, ende në “det të hapur”

Para
“Dyshohet se bëhet fjalë për lëndë kancerogjene”, DW: Mbetjet e rrezikshme të rikthyera në Shqipëri, ende në “det të hapur”

“Dyshohet se bëhet fjalë për lëndë kancerogjene”, DW: Mbetjet e rrezikshme të rikthyera në Shqipëri, ende në “det të hapur”

Discussion about this post

 



Të Fundit

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.