14:30 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gara për SPAK, Donika Prela paraqitet pranë KLP-së

13:00 | 09/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gati-gati duartrokita”, ankimimi i KP për Donika Prelën, juristja: Kisha bërë gati një monument fjalësh

Është paraqitur pranë KLP, kandidatja e fundit për sot, Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Prela është kandidatja e gjashtë në radhë për SPAK-un që  do të merret në pyetje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ndërkohë, rreth dy orë më parë, ka mbaruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë intervistimi i prokuroritë të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. KLP e ka pyetur prokurorin për dosjet më të nxehta, ndër to dosjen “Shullazi”, “Tahiri” dhe “339” (lexo ketu).

Ndërsa prokurori Behar Dibra nuk është paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të zhvilluar intervistën në kuadër të krijimit të SPAK.

Dibra ka dërguar pranë KLP-së edhe një letër me arsyet e mos paraqitjes, që sipas tij është i angazhuar me një proces gjyqësor (lexo këtu).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar dje intervista me 4 kandidatët e parë për Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (Spak). Intervistat e 4 prokurorëve u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Katër kandidatët e parë për SPAK-un që u morën dje në pyetje ishin Altin Dumani; Anita Jella; Anton Martini dhe Arben Kraja.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha për gazetarët në fund të procesit, se të gjitha intervistat janë regjistruar me audio dhe me video, por nuk do të bëhen publike. Sipas tij, regjistrimet e intervistave janë pjesë e procesit administrativ që do të përdoren në rastet kur kandidatët apelojnë vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (lexo këtu)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: anita jellaANTON MARTINIArben Krajabesim hajdarmatajDonika PrelaGARA PER SPAKKLPSPAK
Pas

Mori 10% të votave, Valdrin Pjetri: Në demokraci është e mjaftueshme, Ademi të lirojë zyrën

Para

Kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, ambasadori austriak i përgjigjet Ademit: Nuk jemi në 1913-tën!

Para
Kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, ambasadori austriak i përgjigjet Ademit: Nuk jemi në 1913-tën!

Kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, ambasadori austriak i përgjigjet Ademit: Nuk jemi në 1913-tën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vullkani në Indonezi, shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ zonën

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në një qendër votimi

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.