Rezultatet e para tregojnë se Manuel Valls, ish-kryeministri i majtë që drejtoi Francën pas sulmeve ekstremiste, do të përballet me ish-ministrin socialist Benoit Hamon. Kjo do të ndodhë në balotazhin e zgjedhjeve paraprake të të majtës që do të mbahen më 29 janar.
Organizatorët e raundit të parë të votimit thanë se Hamon, kryeson me 35.2 për qind i pasuar nga Valls, me 31.6 për qind. Votimi u mbyll në orën 19:00 dhe menjëherë më pas nisi numërimi i votave, për të përcaktuar dy emrat që do të shkonin në balotazh. 1.7 deri në 1.9 milionë vetë kanë marrë pjesë në votim në të gjithë vendin, shkruan Top Channel. (J.V/Shuplaka)