I ftuar në “Pasdite me Xhaxhiun” ekonomisti Andi Varrosi ka folur se çfarë problematikash ka sjell garancia sovrane tek bizneset.
“Është një luftë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, për të mbrojtur shëndetin e ekonomisë, por ne e lamë pak pas dore këtë të fundit. U hodhën dy paketa me garanci sovrane, dhe ka një dallim mes të dyjave, 88 milionë euro e para e ndarë nëpër banka e nivelit të dytë. Fondi i parë sovran është shumë pozitiv në dukje sepse supozoohet të ndihmonte bizneset të dilnin nga kriza dhe garancia është e mbuluar nga shteti dhe banka nuk kërkon kolateral. Por që fondi sovran nuk është ezauruar e gjitha, pse, sepse bizneset e kanë refuzuar garancinë sovrane. Fondi i parë është hedhur me dy klauzola e para është që biznesi nuk e përdorë dot kredinë për asgjë tjëter veç pagesës së pagave të prapambetura, dhe këto paga janë fiktive. Është shpenzim i çuar dëmë, nuk ka të ardhura ” tha ekonomisti.
Përsa i përket hezitimit që bankat kanë për dhënë këtë kredi, Varrosi tha se rreziku i bankave është tek norma e interesit.
” Rreziku i bankave është tek norma e interesit, në këtë pikë banka nuk jep dot kredi sepse ka kosto dhe thuajse është zero fitimi. Klauzola e dytë është se nëse ti dështon të paguash kredin shteti të konfiskon aksionet. Dhe duke patur këtë përplasje është gjetur një zgjidhje tjtetër, është zgjidhur me linja qarkulluese, me një kredi afat shkurtër që shtyhet tërhiqet për shpenzime afatshkurtër sepse interersi për bankën është më i lartë” tha Varrosi.