Plas te kryeministria, qytetarët thyejnë gardhin e policisë. Zaptojnë godinën.
Tashmë turma ka kaluar çdo gardh të policisë dhe një pjesë e qytetarëve po hyjnë në ambientet e brendshme të godinës.
Garda ndërkohë që po hedh gaz lotsjellës nga tarraca e kryeministrisë si dhe po qëllon me fishekzjarre.
Ishte fjala e qytetarëve të Astirit ajo që ndezi turmën, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shqiptarët do të kërkojnë arrestimin e Ramës.
Gazetarët e Fax News që ndodhen në terren thonë se ajri përpara kryeministrisë është rënduar shumë dhe e kanë të pamundur qëndrimin aty.
Për shkak të përplasjeve ka pasur disa protestues të lënduar.
Krerët e opozitës deklarojnë se çarja e gardhit të policisë ishte e qëllimshme, në mënyrë që të nxiste edhe më shumë dhunën.
(E.K/FAXWEB.AL)