Ka nisur me përplasje fizike dita e sotme në Kuvend. Në momentin që ish-kryeministri Berisha ka kërkuar fjalët, atë e ka rrethuar garda, ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Ndryshe nga çfarë e kishin paralajmëruar dje kryeministri Rama ka ndërruar mendje në minutat e fundit duke u shfaqur sot në Kuvend. Edhe pse ahxenda kërkonte që të ishte në Bruksel për një takim me Mogherinin Rama na ka surprizuar sërish.
Jashtë Kuvendit qytetarët po protestojnë për zgjedhjen e kryprokurorit të ri nga ana e mazhoerancës në mënyrë të njëanshme.
Po kush janë tre kandidatët për kryprokurorë:
Në garë kanë mbetur Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani. Në media tashmë kanë dalë lidhjet e secilit prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, fijet që i lidhin me Edi Ramën dhe eksponentët e PS që lobojnë për secilin prej tyre.
Të paktën dihet që Arta Marku është e propozuar dhe mbështetur nga Ulsi Manja, ndërsa Ferdinand Elezi ka shpresë se ndikimi i Vangjush Dakos do të bëjë efektin e duhur.
Kushdo që do të zgjidhet nga të tre kandidatët është e qartë se që ditën e parë të punës do t’i ketë një borxh të madh Edi Ramës, që tashmë ka kontrollin e plotë të prokurorisë. Me siguri që në rradhët e mazhorancës do të jetë marrë edhe vendimi, ndërsa ne, publikut do të na duhet të presim edhe pak kohë.
(E.K/FAXWEB)