Listat e Partive për deputetë janë shoqëruar me polemika të shumta. Një nga surprizat ishte dhe fakti se në listën e PS-së ishte vendosur një nga ish-gardistët e 21 janarit.
Kryeministri Rama ka reaguar per herë të parë per Agron Malaj, drejtorin e OSHE-së dhe kreut lokal të PS-së në Mat. Përgjigja e Rames erdhi pas komentit të një qytetari në Facebook, që shprehet i zhgënjyer me zgjedhjen e bërë nga kryeministri, duke e caktuar Malaj në listën për deputet.
Sipas Rames, ai nuk ka vrarë askënd, por komentuesi duhet te kerkoje falje, pasi malaj nuk eshte fare ne liste.
Replikat me komentuesit:
Komentuesi: po e quan skuader ate qe i prezantove dje shqiptareve me agron malaj qe vrau ne 21 janar bravo te qofte dhe gabim ke bere qe sna vrave te gjitheve ate dite
Rama: O Qendro nuk zgjodhem nje president per Partine Socialiste, ndersa ne 18 qershor shqiptaret do vijne per Partine Socialiste, per Shqiperine qe duam, per shtet, pune, mireqenie! Kuptove Qendro? Respekte
Komentuesi: Kisha respekt por ne 4 vite I bere gardistet e 21 janarit te behen pishman te rilindin dhe te kandidojn si deputet..
Rama; Per ke e ke fjalen Silard apo ke pare ndonje enderr dhe s’na e thua dot? (E.K/SHUPLAKA)