Gardisiti Ervin Musai i cili u aksidentua dje në fshatin Bulgarec të Korçës ka kaluar rrezikun për jetën. Mjekët kanë deklaruar për “Fax News” se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
“Ervin Musai tashmë e ka kaluar rrezikun . Gjenda e tij është e qëndrueshme. Në vijim do të vendoset nëse do t’i nështohet operacionit apo jo”, u shpreh mjeku.
Musai ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës dhe ka marrë dëmtime në shtyllën kurioze. Në aksident u përfshinë 4 makina ku patën 3 të plagosur.
Të plagosurit e tjerë janë Klodian Llaka (Gardist), Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Honday). Qeveria shqiptare dje zhvilloi një mbledhje me qeverinë e Kosovës në orën 16:00 në Korçë.
(J.V/Faxweb)