Procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës po vijon me ritme të qëndrueshme. Deri më tani janë numëruar 96 nga 245 qendra votimi, ose rreth 39% e kutive. Të dhënat paraprake tregojnë për një garë të fortë midis Partisë Socialiste dhe koalicionit PD-ASHM, me një avantazh të lehtë për socialistët.
Sipas rezultateve të deritanishme:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 11,139 vota, që përbëjnë 45.29% të totalit të deritanishëm.
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek nga afër me 10,629 vota, ose 43.22%.
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 1,230 vota (5.00%), ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka arritur në 712 vota (2.90%).
- Forcat e tjera politike rezultojnë me përqindje më të ulëta.
Bazuar në këto rezultate dhe projeksionet aktuale, ndarja e mandateve në këtë fazë të numërimit parashikohet të jetë:
- 4 mandate për Partinë Socialiste
- 3 mandate për Koalicionin PD-ASHM
Gara mbetet e hapur ndërsa numërimi vazhdon, dhe përqindjet mund të lëvizin në varësi të rezultatit në qendrat e mbetura.