Moldavët votuan këtë diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Nga rezultatet paraprake kur janë numëruar më shumë se 90 përqind e votave, kryeson kandidatja pro evropiane Maia Sandu, me një rezultat tejet të ngushtë me kundërshtarin e saj, Alexander Stojanoglo, ish-Prokuror i Përgjithshëm i vendit.
Ky i fundit vjen nga radhët e Partisë Socialiste të Moldavisë, historikisht pro-ruse. Megjithëse në raundin e parë mori vetëm 26 për qind të votave dhe parashikimet e nxirrnin atë humbës, ndërsa rezultat e raundit të dyti ngushtuan shifrat.
Më herët, Këshilltari i presidentit aktual për sigurinë kombëtare, tha se autoritetet moldave po shohin “ndërhyrje masive” nga Rusia në zgjedhje.
E ardhmja e Moldavisë, një komb i varfër bujqësor me më pak se 3 milionë banorë, ka qenë në qendër të vëmendjes që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje në vitin 2022.