17:47 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Garë e ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris, ja çfarë tregon sondazhi i fundit

09:11 | 09/09/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Garë e ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris, ja çfarë tregon sondazhi i fundit

Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena.

Sipas sondazhit të publikuar, Trump është një për qind përpara Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet.

Megjithëse fushata e Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë zonjën Harris, ndërsa mendimet e tyre për zotin Trump janë kryesisht të përcaktuara.

Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për Trump.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.

Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur zonja Harris zëvendësoi zotin Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat.

Përfundimet e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga New York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut. Sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë./VOA

 

Pas

Izraeli bombardon Sirinë, të paktën 5 të vrarë dhe 19 të plagosur

Para

Scholz kundër zgjedhjeve të parakohshme, hedh poshtë çështjen e votëbesimit

Para
Scholz kundër zgjedhjeve të parakohshme, hedh poshtë çështjen e votëbesimit

Scholz kundër zgjedhjeve të parakohshme, hedh poshtë çështjen e votëbesimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asnjë shqiptar në listë, Maqedonia e Veriut shpërblen me pension disa sportistë

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore

Pamje të reja nga rrëzimi i avionit në Indi, ngrihet mirë por pastaj diçka nuk ka funksionuar…

Zelensky: Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë e Rumaninë

Irlanda e Veriut zhytet në kaos, protestat kundër emigrantëve degjenerojnë në dhunë, flakë e shkatërrime

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë, kush ishin të pranishmit

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur, shenjat dhe trajtimi i tij

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.