12:15 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gati aleanca kundër Ramës?! Meta dhe Ruçi bëhen bashkë, Presidenti zbardh takimin

08:28 | 10/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gati aleanca kundër Ramës?! Meta dhe Ruçi bëhen bashkë, Presidenti zbardh takimin

Presidenti Ilir Meta duket se pas dëshmisë në Komisionin Hetimor para deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, ka zgjedhur kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin për të diskutuar mbi rrugët e daljes nga kriza politike, në të cilin venid është përfshirë që pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës.

Gramoz Ruçi duket të jetë pika e takimit mes Ramës dhe Metës, dhe për shkak të eksperiencës së tij në skenën politike shqiptare. Kryeparlamentari u shfaq dhe në festimet e 15-vjetorit të themelimit të LSI-së, lëvizje e cila u interpretua jo pak si një hap përpara drejt krijimit të një aleance të re mes PS-së dhe LSI-së.

Meta ka zgjedhur të publikojë një foto, ku shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, i cili është në plan të dytë, ndërkohë që presidenti dhe kryeparlamentari Ruçi shihen se kanë gjetur rrugën e bisedimeve së bashku.

Në një postim në Facebook, Meta ka zbardhur sot se çfarë u diskutua ditën e djeshme me kryetarin e Kuvendit, ndërkohë që shton se “cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, duke nënkuptuar maxhorancën.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”- shkruan Meta.

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta dëshmoi para Komisionit Hetimor, në lidhje me dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Pas përfundimit të dëshmisë, Meta së bashku me tre këshilltarët e tij u takua me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, pasi u ftua nga ky i fundit. (Lexo këtu)

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: gramoz ruciilir meta
Pas

Aksident te stadiumi ”Dinamo”, plagoset këmbësorja 50-vjeçare

Para

“Do të q* r*pt”, si u dhunua nusja në Elbasan, kërkoi ujë të lante foshnjen. Autorët lirohen

Para
Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, arrestohet në flagrancë nga policia (EMRI)

“Do të q* r*pt”, si u dhunua nusja në Elbasan, kërkoi ujë të lante foshnjen. Autorët lirohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.