I mandatuari për kryeministër në Mali e Zi, Zdravko Krivokapiq do të paraqesë sot emrat përfundimtarë për përbërjen e qeverisë së re.
Krivokapiq do të prezantojë më 2 dhjetor përbërjen e kabinetit dhe programin përpara Kuvendit, që më pas pritet të votojë dhe qeverinë e re.
Sipas asaj që raportojnë mediat malazeze, shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është dhe një nga pikat kyçe të krijimit të koalicionit qeverisë do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai do të jetë gjithashtu dhe zv/kryeministër.