Mund të përfundojë shumë shpejt aventura e dytë e Diego Costa me fanellën e Atletico Madrid. Sulmuesi i rikthyer te Colchoneros që nga janari i 2018, pas një eksperience të mëparshme me Atletico Madrid në vitet 2010-2014 nuk ia doli të servirte një rendiment në nivelin e pritshmërive me skuadrën e Diego Simeone, me vetëm pesë gola të realizuar në dy turnetë e Ligës.
Tashmë ish-sulmuesi i Chelsea-t po planifikon një aventurë jashtë Europës për tu promovuar sërish. Sipas raportimeve të “Sky Sports”, për Diego Costa janë interesuar tashmë disa klube të Kinës dhe Katarit, të gatshëm të ofrojnë një pagesë tunduese për sulmuesin. Situata mund të zgjidhet në javët e ardhshme me futbollistin të gatshëm të bëjë valixhet për tu larguar nga Madridi.