Gjykata e Elbasanit ka zëvëndësuar masën e sigurisë për dekanin e fakulteit të shkencave –Humane Albert Riska i cili nga arrest me burg, tashmë është lënë në arrest shtëpie.
Në seancën e mbajtur një ditë më parë pa prezencën e medias trupa mbrojtëse kërkoi zëvëndësimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore të Z. Riska, raporton ”Faxweb.al”.
Burime kofidenciale bëjnë me dije për ‘‘Faxweb.al” se Dekani i akuzuar për korrupsion prej kohësh vuante nga diabeti, ndaj për këtë arsye një vit më parë ka prerë dhe gishtin e këmbës. Po ashtu të njejta burime garantojnë se Z. Riska kishte probleme edhe me gangrenën.
Duke shqyrtuar kërkesën dhe raportin shëndetësor, gjykata e Elbasanit vendosi zëvëndësimin e masës së arrestit, duke e lënë në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Dekani Albert Riska në bashkëpunim me shefen e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi pedagogen e fakultetit të ekonomikut Erjola Calja dhe 4 sekserë të tjerë u arrestuan më datë 9 maj nga policia, e cila aso kohe bëri me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
Ndërkohë tre ditë më vonë, gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë për tre pedagogët dhe katër sekserët e ndaluar për korrupsion. Katër prej tyre u lanë në burg, ndërsa tre të tjeret në arrest shtepie.
(E.K/FAXWEB.AL)