22:56 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gati për t’u kaluar në komision, çfarë pritet të ndodhë me Ligjin për mbetjet

15:17 | 25/09/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gati për t’u kaluar në komision, çfarë pritet të ndodhë me Ligjin për mbetjet

Nesër Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të shqyrtojë dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve. Mësohet se shqyrtimi i dekretit do të nisë rreth orës 12:00.

Miratimi i ligjit për importin e mbetjeve, pritet të bëhet sëshpejti fakt i kryer. Kujtojmë që në programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 shtator-13 tetor 2017, është përfshirë edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Nishani, që refuzonte dekretimin e amendamenteve që qeveria Rama i bëri ligjit të mbetjeve.

Kështu, kryeministri Edi Rama ka nxituar ta bëjë ligjin e importit të plehrave, pjesë e axhendës së Parlamentit, që në seancat e para. Pavarësisht shumë kontestimeve, më datë 17 tetor ligji për mbetjet pritet të votohet në Parlament.

Tanimë nuk do të kalojë më për dekretim te Presidenti Meta, duke qenë se ish-presidenti Nishani e ka kthyer njëherë projektligjin mbrapsh në Parlament më 14 tetor të 2016-ës.

Nga ana tjetër, sjellim ndërmend se pak ditë më parë në emisionin “Ekopolitikë”, kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi tha se dekrati i Nishanit është i vdekur. Po ashtu Shalsi tha se me këtë ligj do të merret ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Po ashtu, kryeministri Rama tha pak ditë më parë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se ky projektligj do t’i rikthehet publikut për të parë se është një proces europianizues dhe modernizues, duke lënë të nënkuptojë kështu se qeveria nuk ka hequr dorë nga votimi i këtij ligji por se thjesht do të ketë debate për të para se ta dërgojë në Kuvend.

“Kryetari i grupit ka qenë i qartë, do ta rikthejmë në një diskutim të gjerë, për të cilin lloj-lloj sharlatanësh kërkojnë pikët e tyre duke mashtruar publikun. Ne do ta rikthejmë tek publiku për të parë se për çfarë bëhet fjalë, për të parë se bëhet fjalë për një proces europianizues dhe modernizues dhe për asgjë nga ato që thotë kazani mediatik”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: komisionmbetjet
Pas

Kokëdhima publikon MESAZHET e këmbyera me Ramën 1 vit më parë, kryeministri: Se bërtasin ata s’mund të ndalemi!

Para

Kush është gruaja që futi Edi Ramën në bienale, artistja e shpërblyer me bordin në Kryeministri

Para
Kush është gruaja që futi Edi Ramën në bienale, artistja e shpërblyer me bordin në Kryeministri

Kush është gruaja që futi Edi Ramën në bienale, artistja e shpërblyer me bordin në Kryeministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.