Milani fitoi testin miqësor ndaj Novarës me shifrat 2-0, dhe energjia është pozitive në kampin kuqezi. Pas takimit, ishte trajneri Gatuzo që foli për merkaton, por edhe gjendjen e ekipit në këtë situatë. Ai pati edhe një koment për Bonuçin, i cili duket pranë largimit, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
“Duhet të bëjmë diçka në merkato, por edhe duke respektuar parametrat financiarë. Për sa i përket Bonuçit, ai është një lojtar i madh, por zgjedhjet e lojtarëve janë personale dhe duhet t’i respektojmë. Për momentin duhet të dëgjojmë mendimet e lojtarëve se çfarë dëshirojnë të bëjnë për të ardhmen. Leonardo do rikthehet si drejtues te Milani? Nuk kam asnjë problem me të. Kemi sqaruar çdo gjë, e pres me krahë hapur. Vendimi i CAS? Nuk kanë qenë ditë të lehta për të punuar. Por unë jam i kënaqur me seriozitetin e treguar nga djemtë në këto ditë që kemi qenë në stërvitje.” – deklaroi Gatuzo.