Ka agravuar tashmë protesta e opozitës që është vendosur në disa pika të ndryshme të kryeqytetit.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda rrethimit të Kuvendit, ku kanë patur përplasje të ashpra me policinë. Dy protestues kanë mbetur të lënduar rëndë.
Për shkak të gazit lotsjellës një pjesë e protestuesve janë shpërndarë dhe në drejtim të Rrugës së Elbasanit.
Protestuesit të gjendur përballë një numri të ulët policësh po tentojnë që të hyjnë në Kuvend.
Ndërkohë që derimë tani nuk ka asnjë deklaratë nga ana e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili derimë tani nuk ka bërë asnjë deklaratë për vijimin e protestës.
Opozita thirri sot një protestë masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës.
Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.