Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier, ku zhvilloi një takim me rastin e 8-Marsit me gratë në këtë qytet.
I pranishëm ka qenë dhe aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja. Me humorin e tij, Paja foli për ditën e Gruas, duke theksuar se ndonëse kjo ditë e ka zanafillën nga protesta, gratë bëjnë mirë që festojnë pasi kanë punuar boll. Ndërkohë që aktori mes ironisë ai shpreh: “Kur do flasim”, – përsëriti disa herë Paja, frazë kjo e përdorur së fundmi nga kryeministri Edi Rama për opozitën.
“Ti i thua moj dale kur do flasim dhe ajo të hedh çizmen nga koka. Po dale ka vend për durim këtu.
Mirë bëni që festoni se keni punuar pafund. Madje edhe për gratë e papuna për mijëra hektarë dysheme të larë, mijëra pjata. E dini ju që në të shkuarën disa gra e kanë pas për mburrje ti mbanin burrat pa punë. Kështu që kur do flasim?”, – tha ndër të tjera Paja.
Kujtojmë këtu se, opozita ka organizuar një protestë në Fier. Qytetarët dhe mbështetës të opozitës, të drejtuar nga kryetari i degës, Luan Baçi kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, pasi kërkuan të shkojnë në takimin e kryeministrit Edi Rama.