21:28 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

09:20 | 29/07/2025
në Te Gjitha
0
Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Të paktën 14 palestinezë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore. Këto vdekje e çojnë në 147 numrin total të viktimave nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës izraelito-palestineze në tetor 2023.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në javët e fundit, ndërsa kriza e urisë është përshkallëzuar për shkak të kufizimeve të rrepta të Izraelit ndaj ndihmës humanitare.

Në muajin mars, Izraeli vendosi një bllokadë të plotë mbi territorin, e cila u zbut pjesërisht në maj. Megjithatë, që prej asaj kohe, vetëm një sasi minimale ndihmash ka hyrë në Gaza – një situatë që Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare e kanë cilësuar si “katastrofë në zhvillim”.

“Kufoma në këmbë” – apeli tronditës i OKB-së
Kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, në një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi konfliktin, tha se stafi i tij në Gaza i përshkruan civilët si “kufoma në këmbë – as të gjallë, as të vdekur”. Ai shtoi se fjalët nuk mjaftojnë më dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ndalimin e urisë dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

 

 

“Vetëm pas një armëpushimi të vërtetë, ndihma mund të rritet ndjeshëm dhe të shpëtojë jetë”, tha Lazzarini, duke theksuar kapacitetin e UNRWA-së për të ndihmuar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një vizite në Skoci, tha se “shumë njerëz po vdesin nga uria” në Gaza dhe se Izraeli ka përgjegjësi për këtë situatë. Ai shtoi se SHBA-të planifikojnë ngritjen e qendrave ushqimore pa barriera, në bashkëpunim me vendet e tjera, për të ndihmuar popullsinë palestineze.

Komentet e tij bien në kontrast me ato të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte deklaruar një ditë më parë se “nuk ka uri në Gaza”. Megjithatë, në një postim të mëvonshëm në rrjetin X, Netanyahu e pranoi se situata është “e vështirë” dhe se Izraeli po punon me SHBA-në dhe organizata ndërkombëtare për të mundësuar më shumë ndihmë humanitare.

Ndihma e kufizuar dhe mungesa e ushqimit për foshnje
Ushtria izraelite ka deklaruar se do të ndalojë përkohësisht operacionet në disa zona të Gazës për të lejuar dërgesa ndihmash. Por sipas reporterit të Al Jazeera-s, Tareq Abu Azzoum, këto “pauza humanitare” janë të kufizuara, zgjasin pak orë dhe nuk mbikëqyren nga ndonjë organ ndërkombëtar.

Në këtë situatë dramatike, mungesa e formulës për foshnje po përbën një tjetër krizë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një foshnjë, Muhammad Ibrahim Adas, vdiq nga kequshqyerja për shkak të mungesës së ushqimit për foshnje. Zyra e Medias së Qeverisë së Gazës paralajmëroi se mbi 40,000 foshnje nën moshën një vjeç janë aktualisht në rrezik vdekjeje.

Zyra akuzoi Izraelin për mbajtjen e formulës foshnjore të bllokuar për 150 ditë dhe kërkoi hapjen urgjente dhe pa kushte të kalimeve kufitare për hyrjen e ndihmës.

Pas

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Para

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Para
Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.