Në Rripin e Gazës ka filluar faza e dytë e fushatës për vaksinimin e poliomielitit. Doza e dytë do t’u ju bëhet të gjithë fëmijëve nën moshën 10 vjeç në pjesën qendrore të Rripit gjatë tre ditëve të ardhshme. Kjo fushatë po zhvillohet përpara se të preken edhe banorët në veriun dhe jugun e enklavës palestineze.
Rreth 560,000 fëmijë morën dozën e tyre të parë muajin e kaluar, falë një armëpushimi humanitar, pasi një djalë dhjetë muajsh mbeti i paralizuar në njërën këmbë në rastin e parë të poliomielitit në Gaza në 25 vjet.
Sipas OKB-së, fëmijët kanë nevojë për dy doza të vaksinës, secila e përbërë nga dy pika nga goja.