Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha sot se të paktën 45 097 njerëz ishin vrarë – gjatë më shumë se 14 muajve luftimesh midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.
“Këto shifra përfshijnë 38 të vdekur në 24 orët e mëparshme”, tha ministria.
“Gjithashtu, janë raportuar 107 244 të plagosur në Rripin e Gazës – që nga fillimi i luftës kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023”, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë.