21:48 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gaza, vritet 11-vjeçarja/ Aktivistja më e re, punonte për shpërndarjen e ndihmave

13:44 | 28/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gaza, vritet 11-vjeçarja/ Aktivistja më e re, punonte për shpërndarjen e ndihmave

Gaza- Një sulm ajror izraelit në lagjen Al-Baraka të Gazës përgjatë kësaj jave  i ka marrë jetën 11-vjeçares Yaqën Hammad (Jakin Hamaxh), influencueses  dhe aktivistes  më të re  mediatike në Enklaven Palestinese .

Yaqën punonte ngushtë me vëllain e saj, Mohamed Hammad, duke shpërndarë ndihma për familjet e zhvendosura dhe duke dokumentuar vështirësitë e përditshme të fëmijëve palestinezë. Ajo ishte gjithashtu pjesë e Kolektivit Ounea, një organizatë jofitimprurëse palestineze që mbështet nismat humanitare në territorin e pushtuar.

Pamjet e xhiruara nga 11-vjeçarja  të shpërndara në rrjetet sociale tregonin momente nga përditshmëria nën pushtimin izraelit : gatim në stufa të improvizuara apo shpërndarje ndihmash për fëmijët e zhvendosur. Një nga videot më të përhapura e tregonte Yaqën-in duke gatuar pa gaz, me mbishkrimin: “Gaza, asgjë nuk është e pamundur.”

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale I bënë homazhe 11-vjecares e cila ishte shprehur se gjithçka që bënte në rrjetet sociale ishte që të gëzonte njerëzit në mënyrë që atë mund të harronin paksa pasojat e luftës brutale.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, që nga tetori i vitit 2023, konflikti i vazhdueshëm ka shkaktuar vdekjen e mbi 54,000 palestinezëve, mes tyre 16,500 fëmijë.

Vdekja e Yaqën-it, një zë i guximshëm mes dhimbjes dhe shpresës, ka tronditur komunitetin ndërkombëtar dhe ka sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes realitetin e rëndë të fëmijëve në Gaza.

Pas

I nxehti pritet të thyejë sërish rekord në 5 vitet e ardhshme, ekspertët japin alarmin

Para

Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

Para
Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.