22:10 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazeta Britanike: ”MAKTHI I BE-së/ Shqipëria kërcënon Brukselin: ”Na jepni anëtarësimin ose përgatituni për KAOS” (INTERVISTA E RAMËS)

11:00 | 18/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazeta Britanike: ”MAKTHI I BE-së/ Shqipëria kërcënon Brukselin: ”Na jepni anëtarësimin ose përgatituni për KAOS” (INTERVISTA E RAMËS)

Gazeta britanike ”Express”, shkruan sot për Shqipërinë, duke publikuar një intervistë të shkurtër të Edi Ramës, lidhur me anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian. ”MAKTHI I BE-së/ Shqipëria kërcënon Brukselin: ”Na jepni anëtarësimin ose përgatituni për KAOS”, është titulli i prestigjozes.

”Tani kryeministri Edi Rama, një mik i vetëshpallur i Tony Blairit, ka pohuar se Ballkani mund të “çmendet” nëse roli i tyre në Europë nuk vlerësohet.  Ai paralajmëroi se blloku që rrokullis ofertën e saj të anëtarësimit mund të bëjë kërdi në kontinent, duke thënë se ”alternativa do të ishte një makth për njerëzit dhe vendet e Evropës.””, shkruan ”Express”, duke ngritur pyetjen se si mund të ishte e sigurt BE, nëse Ballkani merr për keq.

SHKRIMI I PLOTË:

”BE do të përballet me një skenar “makthi” nëse nuk lejon që Shqipëria dhe shtetet e tjera të Ballkanit të bashkohen me bllokun, ka pohuar kryeministri shqiptar.

Shqipëria është një kandidate zyrtare për anëtarësimin në BE, por procesi është ngadalësuar nga blloku dhe shtetet anëtare që nuk duan të lejojnë vende të reja mes 28 anëtareve.

Tani kryeministri Edi Rama, një mik i vetëshpallur i Tony Blairit, ka pohuar se Ballkani mund të “çmendet” nëse roli i tyre në Europë nuk vlerësohet.  Ai paralajmëroi se blloku që rrokullis ofertën e saj të anëtarësimit mund të bëjë kërdi në kontinent, duke thënë se ”alternativa do të ishte një makth për njerëzit dhe vendet e Evropës.”

Z.Rama tha: “Ka mungesë të të kuptuarit ose mungesë të vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por Evropa gjithashtu ka nevojë për këtë rajon për një Evropë të sigurt”.

“Si mund të jetë Bashkimi Europian i sigurt nëse Ballkani ”çmendet”? “Si mundet Bashkimi Evropian të lejojë në zemrën e vet një zonë gri ku aktorët e tjerë mund të kenë një ndikim më të madh sesa vetë BE-ja? “Kjo është e pakuptimtë në aspektin e sigurisë”

Kjo vjen ngaqë vendi konsideron krijimin e një bashkimi me Kosovën, e cila ka një popullsi etnike me shumicë shqiptare, pavarësisht se është e ndaluar në mënyrë eksplicite nga kushtetuta e Kosovës.

Duke folur për ”Politico”-n, udhëheqësi shqiptar pretendoi se masa mund të ishte një “alternativë e mundshme” për anëtarësimin në BE.

Rama shtoi: “Mënyra e vetme për të mbajtur Ballkanin në këtë mënyrë paqësore dhe bashkëpunuese është të vazhdosh rrugën drejt BE-së, të mbash perspektivën e qartë, të mbash emocionet pozitive rreth BE-së.”

Askush nuk dëshiron të kthehet aty ku ishte dhe të kërkojë bashkime më të vogla, të gjithë do të donin të bashkoheshin në bashkimin e madh. “Por nëse nuk ka asnjë shpresë, asnjë perspektivë, pa hapësirë, atëherë, sigurisht, mund të ndodhin bashkime të vogla”.

Ajo del pasi presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker paralajmëroi për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor.

Junckeri i tha zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence muajin e kaluar: “Nëse i lëmë vetëm – Bosnje-Hercegovinë, Republika Serbe, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha këto vende – do të kemi përsëri luftë”. (V.G/SHUPLAKA)

LEXONI SHKRIMIN NË ORIGJINAL: http://www.express.co.uk/news/world/793091/EU-Albania-membership-war-European-Union-Balkans-free-movement-Edi-Rama

VIDEO E INTERVISTËS SË RAMËS:

Etiketa: beedi ramaexpresskercenimmakthrrezik
Pas

“Rama të bashkohet me Zgjidhjen, Gjiknuri të japë dorëheqjen”, Sadrit Danaj zbulon votat që e shkarkuan, si u manipulua procesi

Para

Komisioni i Sigurisë voton shtyrjen e Amnistisë për armët, Braho me keqardhje për mungesën e PD-së: Janë bërë punë jo llafe

Para
Komisioni i Sigurisë voton shtyrjen e Amnistisë për armët, Braho me keqardhje për mungesën e PD-së: Janë bërë punë jo llafe

Komisioni i Sigurisë voton shtyrjen e Amnistisë për armët, Braho me keqardhje për mungesën e PD-së: Janë bërë punë jo llafe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.