Në Shqipëri “një e treta e popullsisë është tashmë në Bashkimin Europian” (“En Albanie, un tiers de la population est déjà dans l’Union Européenne”) ka shkruar gazeta franceze La-Croix.
Gazeta shkruan se një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t’u bashkuar me klubin e njëzet e shtatë të BE-së. Vendi po përpiqet të përmbushë pritshmëritë e Brukselit duke rritur reformat. Por, të lodhur nga pritja, shumë shqiptarë tashmë janë larguar nga vendi, ata sot gjenden ne vendet e BE-së:
Prej disa muajsh logoja e “Kolegjit të Europës” është ekspozuar brenda Piramidës së Tiranës. Institucioni evropian i arsimit të lartë i themeluar në vitin 1949 po përgatitet të hapë kampusin e tretë në kryeqytetin shqiptar, pas atyre në Bruges në Belgjikë dhe Natolin në Poloni.
Por mbi 1.4 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre këto 20 vjet, ku mbi 700,000 janë larguar vetem në dekadën e fundit.
Pasi arriti një kulm prej 3,286,542 banorësh në vitin 1990, ky numër filloi një rënie të vazhdueshme. Shqipëria është sot “një nga vendet më pak të populluara në botë”, shkruan “Perspective Monde”.
Lindshmëria është në rënie. Viti 2017 ishte viti me numrin më të ulët të lindjeve në 90 vitet e fundit. Niveli i ulët i lindjeve ka bërë që Shqipëria të renditet si vendi i 53-të me popullsinë më të plakur. Veç kësaj, migrimi është fenomeni që kontribuon më shumë në rënien e numrit të banorëve në Shqipëri.