Pak më parë, këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka publikuar në Insta Story bisedën me një ndjekësin e saj.
Asaj i ka ardhur në inbox një mesazh ku shkruhet se gazetarja Iva Tiço ka veshur të njëjtin fustan me atë të Ledina Çelos në Festivalin e Këngës. Bëhet fjalë për fustanin transparent i cili u komentua shumë gjatë në media.
Ndërkohë që i ka shpjeguar situatën ndjekësi pretendon se Iva Tiço e ka ofenduar, por ajo ç’ka na ka habitur ka qenë pikërisht përgjigja e Ledinës e cila i shkruan:
“Mos u shqetëso i dashur! Kjo është një pseudogazetare e vyshkur, (rastësisht në herë e kam parë në Opinion_ që i ka ikur treni me kohë. Të përshëndes”.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj përgjigjie dhe postimit të saj në rrjetet sociale, por mund të themi se Ledina sapo i ka shpallur luftë Ivës./Blitz.al/