Moderatorja dhe gazetarja e njohur, Fatma Haxhialiu ka publikuar në rrjete sociale një foto ku ka treguar se bashkëshorti i saj është kafshuar nga një qen.
Ajo është shprehur e indinjuar për këtë ndodhi dhe ka kërkuar që Bashkia e Tiranës të marrë masa për të rehabilituar qentë e rrugës.
“Kjo situate eshte e tmerrshme dhe duhen marre masa urgjente. Gjeja e pare qe mendova ishte, po sikur te kishte qene me cunin prej dore. Eshte absurde ne 2018 te kete kope qensh te leshuara rrugeve, ne mes te qytetit. Ata qen duhen rehabilituar dhe shpresoj shume qe te jete nje nder pikat kryesore te axhendes se Bashkise!,” – përfundon Fatma në rrjete sociale.
Të gjithë ne e dimë se ky është një problem shumë serioz, sidomos kur bëhet fjalë në zonat pa ndriçim të kryeqytetit, ndërsa qentë janë një burim i madh infeksionesh të rrezikshme.
(E.K/FAXWEB.AL)