Zëvendës ministri i Brendshëm ka deklaruar sot se gazetarët i bëjnë pushimet me paratë e krimit, duke u bërë kështu palë me të.
Në programin ‘Opinion’ duket se debati është nxehur dhe tema ka kaluar nga vrasjet në Shkodër e deri tek paratë e gazetarëve
“Të nxjerrësh dosje që janë sekret hetimor, është thjesht të zbatosh ligjin si prokuror, si avokat, si gazetar”, tha numri dy i ministrisë së Brendshme.
Blendi Fevziu: Nëse ju keni fakte, nxirrni emrat. Ja ku i ke këtu kamerat.
Besfort Lamallari: Mjaft të shikosh platformat online se si komisarë që kanë bërë hetime, kanë goditur grupe kriminale goditen në mënyrë të vazhdueshme.
Blendi Fevziu: Kjo është analizë, a ke fakte?
Mentor Kikia: Gazetari është gazetar, mund të takoj ministrin, prokurorin, policin dhe ata që kanë lidhje me krimin.
Besfort Lamallari: Jo të nxjerrë sekrete hetimore